Neziri: Ekonomia varet nga epilogu i krizës politike

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot deklaroi se gjendja në ekonomi varet nga epilogu i krizës politike dhe se partitë të cilat marrin pjesë në bisedimet duhet të gjejnë zgjidhje. Është optimist se zgjidhje do të ketë, në të kundërtën, vendi do të ketë probleme serioze ekonomike, si dhe probleme serioze politike.

“Unë jam optimist dhe mendoj se të gjithë faktorët që marrin pjesë në negociata duhet t’i tejkalojnë idetë politike ditore dhe politikat ditore politike të partive të veta dhe ta shohin interesin e vendit si prioritet dhe të dalim nga kriza. Një pjesë e ekonomisë veç më pëson, këtë e paralajmëroi edhe guvernatori i Bankës Popullore, atë e paralajmërova edhe unë në fjalimet e mia – se është e pashmangshme që ekonomia të pësojë pasi kriza politike është drejtpërdrejt e lidhur me investimet, me këmbimet tregtare me shtete e tjera dhe ne do t’i pësojmë dëmet”, tha Neziri pas manifestimit  “Kalldërma është jetë”.

Në ndikimin e krizës politike ndaj biznesit treguan edhe kryetarët e Odës Ekonomike Maqedoni – Bullgari dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore Nebi Hoxha, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Eu bre e paske zbulu Amerikèn ore!
    Pèrkundrazi ,ekonomia do te stabilizohet kurr te ikish Ti dhe Bdi prej qeverisjes dhe politikes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button