Siri, nga shtatori 254 civilë të vrarë në sulmet ajrore ruse

Në sulmet e avionëve luftarakë të Rusisë në qytetet e ndryshme të Sirisë jetën e kanë humbur gjithsej 254 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga Organizata për Mbikëqyrjen e të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) thuhet se në sulmet ajrore të Rusisë në qytetet e ndryshme të Sirisë që nga 30 shtatori jetën e kanë humbur gjithsej 254 civilë, prej të cilëve 83 fëmijë dhe 42 gra.

“Vrasjet e kryera nga ana e rusëve në një muaj i ngjajnë vrasjeve të kryera nga opozitarët gjatë një viti. Rusia erdhi në Siri për të luftuar kundër DAESH-it. Por, ditë pas dite e ndërroi politikën. Rusia është duke zbatuar një politikë ‘të gjithë opozitarët janë si DAESH-i'”, thuhet në raportin e Organizatës për Mbikëqyrjen e të Drejtave të Njeriut në Siri.

Në këtë raport mes tjerash theksohet se 96 përqind e atyre që kanë humbur jetën janë vrarë nga ana e forcave të regjimit, dhe se SNHR-ja i ka dokumentuar të gjitha vrasjet nga burime të ndryshme.

Avionët luftarakë të ushtrisë ruse kanë sulmuar rajonet që kontrollohen nga opozitarët, kundërshtarë të regjimit në qarkun Telbise, Rastan të Humus-it, fshatin Ganto, pjesët veriore të Hama-s si dhe qytetet Idlib dhe Halepo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button