Dimitriev nga VMRO-DPMNE: Kemi qasje konstruktive në bisedime

Pavarësisht kritikave të ashpra të faktorit ndërkombëtare se kryeministri Gruevski dhe VMRO DPMNE- janë përgjegjësit kryesorë për ngecjen e bisedimeve, partia në pushtet nuk ndihet fajtore. Madje sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë, Emil Dimitriev VMRO ka qasje konstruktive në bisedime dhe po përpiqet të bëjë ç’mos që zgjedhjet parlamentare të mbahen në 24 prill, njofton Alsat M.

“Akuza ka pasur dhe do të ketë, pozitat tona i dini, ne përpiqemi t’ia bëjmë të ditur edhe publikut. VMRO DPMNE ka qasje plotësisht konstruktive në bisedime. Ne jemi më së shumti të interesuar të realizohet Marrëveshja e Përzhinos dhe të shkojmë në zgjedhje në prill në përputhje me datën që është caktuar në Përzhino”, tha Emil Dimitriev, sekretar i përgjithshëm VMRO DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button