Mourinho: Kujdes ndaj Schalkes

Në ndeshjen e parë ishte futbollisti që shtroi rrugën e fitores së Chelsea-t ndaj Schalkes por në “Stamford Bridge”, Fernando Torres do të mungojë për blutë e Londrës. Lajmin e konfirmoi, Jose Mourinho në konferencë për shtyp.

“Fernado do të mungojë për shkak të një problemi muskulor. Nuk e dimë sa i rëndë është ai, sepse duhet të presim rezultatet e skanerit, por e sigurt është që ndaj Schalkes nuk do të luajë ashtu si dhe në fundjavë për më pas do të shikojmë. Shpresojmë që ndërprerja e kombëtareve ta ndihmojë atë të riaftësohet në kohë”.

Chelsea dhe Schalke janë të dyja në kuotë të barabartë pikësh në krye të grupit me nga 6 pikë dhe trajneri portugez kërkon përqendrim maksimal ndaj gjermanëve, të cilët mund dhe të pretendojnë kreun e grupit:

“Të them të vërtetën nuk e di, nuk e di se çfarë kërkojnë kundërshtarët tanë nga faza e grupeve nëse do të provojnë të renditen të parët apo do të kënaqen thjesht me kalimin e grupit. Ndaj ne duhet të jemi të përgatitur për të dyja situatat. Për asnjë çast nuk duhet të tolerojmë dhe duhet të bëjmë kujdes sepse një fitore në këtë fazë të sezonit do të thoshte shumë për ne”.

Portugezi po mendon ndryshime në formacion pas humbjes me Newcastle në fundjavë, por për Mourinhon ato nuk janë një ndëshkim për lojtarët e tij:

“Ndeshja me Schalken duhet të jetë e ndryshme nga ajo me Newcastle. duhen parë karakteristikat e kundërshtarit për të kuptuar se cfarë ndryshimesh duhet të bësh. nuk është një ndëshkim ndaj lojtarëve, por thjesht një ndryshim për të hedhur në fushë skuadrën më të mirë të mundshme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button