Kartelat shëndetësore vazhdojnë të mbeten copëza plastike pa vlerë

Kartelat elektronike shëndetësore vazhdojnë të mos jenë në funksion të qytetarëve për shkak të përfundimit të kontratës me firmën paraprake e cila lëshonte në përdorim të njëjtat.

Mjeku Sedat Lumani bën të ditur se problemi ende është i njëjtë dhe se pacientët mjekohen me librezë shëndetësore dhe me kartonë të kaltër.

“Vazhdon akoma problemi me mosfunksionimin e kartelave dhe pacientët vinë me librezë dhe me kartonë të kaltër mirëpo edhe ata që kanë kartela funksionale prapë se prap duhet të kenë librezën shëndetësore me vete, sepse ende nuk është përsosur programi për funksionimin vetëm me kartela elektronike”, thotë për Portalb, Lumani.

Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) bëjnë të ditur për Portalb se së shpejti ky problem do të rregullohet dhe se pritet të nënshkruhet marrëveshje e re pasi që tenderi më veç se është hapur.

“Marrëveshja që kishte Ministria e Shëndetësisë me kompaninë e mëparshme ka skaduar dhe tani jemi duke kërkuar që së bashku ta tejkalojmë këtë problem dhe së shpejti do të fillojmë me prodhimin e kartelave të reja”, njoftojnë nga FSSH-ja.

Ata thonë se nuk do të nxjerrën kartela të reja, por nëse ato janë dëmtuar do të duhet të rregullohen.

Kurse qytetarët shprehen konfuz për nevojën e kartelave elektronike shëndetësore të cilat tani më vite kanë hyrë në përdorim dhe ende nuk është larguar libreza shëndetësore.

“Ka vite që e kam kartelën elektronike shëndetësore dhe prapë kur të shkoj të mjeku më kërkojnë librezën shëndetësore. Nuk e kuptoj nevojën e një projekti të tillë i cili ende nuk është realizuar. Edhe të gjithë qytetarët po të pajisen prapë dyshoj se do të hiqen librezat momentale. Thjesht dikush ka pasur nevojë për para dhe kanë propozuar këtë projekt”, tha Afrim Imeri, qytetarë.

Ndryshe qytetarët për kartelat elektronike të shëndetësisë në Fondin Shëndetësor kanë paguar prej 100 deri 250 denarë, varësisht se cilës kategori i takojnë. Sipas të dhënave të fundit, Fondi deri më tani ka lëshuar rreth 1 milion e 650 mijë kartela shëndetësore të cilat janë vënë në funksion.

LEXO MË SHUMË:

Mbi tre muaj pritje për një kartelë shëndetësore

Një janari nuk është limiti i fundit për librezat elektronike

S’ka ilaçe me lirim me kartela shëndetësore

Kartelat shëndetësore thuajse të pavlefshme!

Pse shkelet afati për kartelat elektronike?

FSSH ka lëshuar 1.500.000 kartela shëndetësore

Kartelat elektronike shëndetësore, irritohen qytetarët

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button