Galatasaray ruan shpresat e Juves, Bayerni barazon rekordin e Barcelonës

Galatasaray nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në Danimarkë, pasi ka pësuar humbje kundër Kopenhagen, duke i mbajtur kështu gjallë shpresat e Juventusit për një kualifikim të mundshëm.

Ndeshja ishte mjaftë emocionuese dhe me shumë raste për shënim nga dy skuadrat.

Në pjesën e dytë, Galatasaray tentoi edhe disa herë për të barazuar rezultatin, mirëpo nuk arriti të bëj një gjë të tillë.

Pas kësaj ndeshjeje, gjendja në grupin B është tejet e komplikuar, pasi Galata dhe Kopenhagen kanë nga katër pikë teksa Juventusi ka tre pikë. 

Në anën tjetër Bayern Munich, ka arritur të shënojë edhe fitoren e nëntë rradhazi në Ligën e Kampionëve, duke e barazuar kështu rekordin e Barcelonës.

Barcelona arriti që këtë gjë ta bëj në sezonin 2012-13, duke shënuar plotë 9 fitore rradhazi në garën më të madhe Europiane.

Bayern Munich arriti që të shënojë fitore minimale kundër Plzen, me golin e vetëm të shënuar nga Mario Mandzukic.

Hera e fundit që Bayerni nuk arriti të shënojë fitore në Ligën e Kampionëve ishte humbja kundër Arsenalit në sezonin e kaluar me rezultat 2-0.

Lajme të ngjashme

Back to top button