50 bursa për nxënësit e talentuar në shkencë, kulturë, art… konkuroni!

Ministria e arsmit dhe shkencës do të ndajë 50 bursa nxënës të talentuar të shkollave të mesme provate dhe publike të Maqedonisë. Kandidatët duhet të plotësojnë disa kriterume bazë.

‘Të drejtë burse kanë nxënësit e shkollave të mesme të cilët janë viti i parë në shkollë të mesme, ndërsa gjatë tre viteve të fundit të arsimit fillor kanë marrë ndonjë vend apo cmim në gara, sfera shnecore, kulturore apo art në nivel ndërkombëtarë apo republikan’ thonë nga MASH.

‘Gjithashtu mund të konkurojnë edhe nxënësit e viteve 2, 3 dh 4 të cilët gjatë arsimimit të mesmem kanë marë një nga tre vendet e para nëpër gara ndërkombëtare apo republikane në sferën e teknikës, kulturës, shkencës apo artit’ informojnë nga MASH.

Kriter tjetër që duhet të plotësojnë është të kenë sukses 5.00 dhe të mos jenë shfrytëzues të bursave nga ndonjë institucion tjetër.

Kandidatët të cilët duan të konkurojnë nevojitet që më së voni deri më datën 13.11.2013, çdo ditë pune nga ora 9 deri më orën 15 ti dërgojnë dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkëncës.

Më shumë informacione të marrin në stipendii.mon.gov.mk

Rezultatet e kandidatëve fitues do të shpallen më 29 nëntor 2013./

Lajme të ngjashme

Back to top button