Juventus 2 – 2 Real Madrid (Video)

Ndeshja spektakolare e zhvilluar në Juventus Staidum ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit, përfundoi në barazim 2-2, pas një loje me një intensitet tejet të lartë nga dy skuadrat.

Pjesa e parë i takoi në tërësi vendasve të Juventusit, të cilët krijuan disa raste të mira për shënim. Iker Casillas arriti që me mjeshtëri të madhe të ndalë goditjen me kokë të Marchisios. Më pas, Pepe përpak sa nuk shënoi një autogol, por edhe kësaj rradhe i saktë ishte Casillas.

Në minutën e 42, akordohet penalti për Juventusin, pasi Raphael Varane ndërhyri në mënyrë të palejueshme të Paul Pogba. Pas një goditjeje perfekte, Arturo Vidal arriti të kalojë skuadrën e tij në epërsi, dhe të ‘çmend’ stadiumin vendas.

Në minutën e 52, Caceres bën një gabim trashanik, duke i pasur topin Benzemas i cili asiston në mënyrë perfekte te Ronaldo, me këtë të fundit i cili mposhtë Buffonin.

Në minutën e 60’, Cristiano Ronaldo pason deri te Gareth Bale, i cili futet në brendësi të zonës së Juventusit, dhe me një goditje perfekte me të majtën e tij, arrin të dërgojë topin në cepin e majtë të Buffonit, aty ku ky i fundit nuk kishte gjasa për ndonjë reagim.

Sidoqoftë, Juventusi u rikthye shumë shpejtë në lojë, kur në minutën e 65’, Caceres harkon në zonë, dhe Llorente godet me kokë për të barazuar rezultatin.

Deri në fund nuk kemi pasur ndonjë ndryshim rezultati, dhe kështu Juventusi ka vetëm 3 pikë teksa Reali është në kuotën e 10 pikëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button