Buxheti i Shkupit, më shumë para për majmunin “Koko” se sa për Ditën e Alfabetit shqip

Draft buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2016 është diskriminues dhe anashkalon projektet në interes të shqiptarëve. Këto akuza i bëri sot këshilltari i PDSH-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit Idriz Orana. Sipas tij ky buxhet parasheh më tepër mjete për kujdes ndaj një kafshe në Kopshtin Zoologjik të Shkupit se sa për shënimin e Ditës së Alfabetit të Shqiptarëve, njofton Alsat-M.

“Kemi përkujdesjen për majmunin Koko i cili është në Kopshtin Zoologjik dhe parashihen për të 8 milion denarë kurse për shënimin e ditës së alfabetit të shqiptarëve parashihen vetëm 2 mijë e 500 euro. Kjo nuk donë koment më tepër rreth asaj se a është diskriminues ose jo ky draft buxhet!”, u shpreh Idriz Orana, këshilltar i PDSH-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Këshilltari i BDI-së Qemal Musliu thotë se buxheti i Qytetit të Shkupit nuk anashkalon projektet shqiptare.

Ai akuzoi këshilltarët e PDSH-së për manipulim me opinionin pasi sipas tij shumica e projekteve janë për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button