Rama me agjendë të ngjeshur në Maqedoni

Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë vizitës së tij në Maqedoni pritet të njoftohet me ndodhitë e fundit politike në vend.

Bëhet e ditur se në mëngjesin e ditës së mërkurë ai të takojë homologun e tij, Nikolla Gruevskin, ku pas tij Rama do të bisedojë me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanoski si dhe presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov. 

Gjithashtu Kryeministri shqiptar ka ndarë kohë edhe për konferencë për shtyp në të cilën do të ju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Kurse gjatë pasdites aj do udhëton për në Tetovë ku do të takohet me dy krerët e partive më të mëdha politike shqiptare, kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin dhe, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin.

Për herë të fundit në Shkup,  Rama ishte kur promovoi librin e tij “Kurban”, kurse kjo është vizita e parë zyrtare që ai e bën në Maqedoni, pas emërtimit të tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button