Bosnjë, video shqetësuese e rrahjes së vajzave

Një video në “youtube” e ngjajshme me atë të Dudës në Mitrovicë, ku shfaqen nxënëse të një shkolle në Tuzël duke u rrahur po e shokon tërë Bosnjen dhe Hercegovinën.

Këshilli shkollor në këtë qytet ka përjashtuar unanimisht nga shkolla e kimisë tri vajza të cilat të premten e kaluar e kanë rrahur brutalisht një nxënëse më te re. 

Vajza e rrahur, një ditë më parë e kishte raportuar dhunën e ushtruar më parë ndaj saj.

Video e postuar në “youtube” shihet që kur viktima tërhiqet jashtë objektit të shkollës rrihet brutalisht derisa fillon të qajë me të madhe, pasi ajo refuzon që vajzat e dhunshme t’ia prejnë flokët.

Të martën, vajzat e përfshira në rrahje kanë tërhequr dokumentet nga shkolla dhe për të vazhduar edukimin e tyre ato mund të shkojnë në disa prej shkollave të tjera, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhët sllave.

Ky gjest i ultë nga këto nxënëse ka ngritur në këmbë të gjitha institucionet në Tuzël, të cilat e kanë dënuar dhe kritikuar incidentin. Sipas institucioneve të arsimit në Bosnje e Hercegovinë askush nuk po gjen një zgjidhje për këtë problem i cili po vazhdon të rritet.

Po ashtu edhe në rrjetet sociale kjo video është përhapur shumë shpejt ku janë formuar grupe të ndryshme anonim të cilat në vend që të gjejnë zgjidhjen reale kanë bërë thirrje për dhunë të re.

Kjo tregon thellësinë e problemit në shoqërinë boshnjake dhe nevojën për veprim urgjent për të luftuar dhunën e përhapur te rinia. Javë më parë edhe në Kosovë, ishte publikuar një video ku një vajzë nga Mitrovica rrihte shuplaka shoqen e saj të shkollës

Lajme të ngjashme

Back to top button