Parashikimi i ndeshjes Juventus – Real

Dy prej klubeve më të mëdha evropiane të futbollit takohen për herë të dytë brenda dy javësh sonte ku Juventusi pret Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Juventusi do të jetë pa Chiellinin me Andrea Barzagli zëvendësuesin në zemër të mbrojtjes.

Fitorja për Madridin në javën e fundit siguroi gjashtë pikë duke u radhitur në krye të grupit dhe nëse ata mundin Juven, atëherë do kualifikohen tutje.

Antonio Conte thuhet se do të përpiqet të ndryshoj sistemin e lojën në 4-3-3. Juve kanë luajtur përgjithësisht 3-5-2 në Serie A këtë sezon, por dy javë më parë në Santiago Bernabeu shkoi me një sistem 4-3-3.

Forma e fundit: (F-Fitore, H-Humbje)

Juve: FFFHHF

Real: FHFFFF

Formacionet e mundshme fillestare

Juve: Buffon; Caceres, Bonucci, Barzagli, Isla, Vidal, Pirlo, Marchisio, De Ceglie, Tevez, Llorente

Real: Lopez; Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo; Alonso, Modric; Bale, Isco, Ronaldo; Benzema

Parashikimi i autorit: 1:1

Lajme të ngjashme

Back to top button