Puna e DSK-së rreth përgjimeve përplas VMRO-në dhe LSDM-në

Numri i kërkesave të prokurorisë për përndjekje dhe përgjime të bisedave nuk është i njëjtë me numrin e vendimeve të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, njofton Alsat M.

Ky është konstatimi i kryetarit të komisionit parlamentarë për mbikëqyrje të shërbimeve të sigurisë, Hari Lokvenec, pas vizitës që anëtarët e këtij komisioni i kanë bërë dje DSK-së. Përveç kësaj Llokvenec u ankua se DSK nuk ju ka dhënë deputetëve as materialet të cilat komisioni i kishte kërkuar në mbledhjen e fundit.

Nga VMRO-DPMNE akuzuan deputetin e LSDM-së se me deklaratën e sotme ka shpalosur të dhëna të klasifikuara dhe me këtë meriton padi penale.

Deputeti Pavle Sasdov e quajti gënjeshtër edhe ankesën se DSK-së nuk ka dhënë materialet e kërkuara duke pretenduar se të gjitha i kanë marrë.

Deputeti, Zulfi Adili, ishte interesuar edhe për rastin e Kumanovës, ndërsa akuzoi edhe për përfaqësim të dobët të shqiptarëve në DSK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button