Shkolla e Sellcës, edhe këtë vit nxënësit do të mësojnë si në mesjetë

Nxënësit e Sellcës do të mësojnë në kushte mesjetare, njofton Telegrafi. Objekti që është ndërtuar në vitin 1952, mbi 300 nxënës do të duhet edhe këtë vit të mësojnë në kushte që nuk i plotësojnë as kushtet elementare për mësim. Nga komuna e Tetovës thonë se janë duke punuar për përfundimin e planit urbanistik dhe njëkohësisht janë duke punuar për gjetjen e lokacionit të përshtatshëm.

“Komuna e Tetovës është duke punuar njëkohësisht edhe në realizimin e planit urbanistik, edhe në përpilimin e projektit për shkollën fillore në këtë fshat. Nga ana e banorëve kemi marrë një pëlqim për një lokacion ku janë bërë edhe matjet e fizibilitetit dhe nga rezultatet e marra nuk kanë dalë ashtu siç duhet. Duhet të caktohet një lokacion i ri dhe besojmë se deri në fund të vitit do të kryhen të gjitha punët ashtu siç i kemi paraparë, dhe besojmë se deri në pranverë të vitit të ardhshëm do të fillojnë punët për ndërtimin e shkollës së re, e cila do të duhet të financohet nga ana e ministrisë së arsimit”, thonë nga zyra për informim pranë Komunës së Tetovës.

Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës thonë se akoma nuk kanë marrë ndonjë gjë konkrete nga ana e Komunës së Tetovës por ata janë të gatshëm të përkrahin projekte të këtilla.

Në vitin 2000 filloi ndërtimi i shkollës së re në fshatin Sellcë të Tetovës, por ajo shkollë tashmë është amortizuar si pasojë e keq realizmit të punëve, ndërsa kjo shkollë tashmë nuk shërben për asgjë edhe pse ka kushtuar rreth 400 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button