360 Gradë!

Miq të dashur,

360 gradë të emisionit në Tv -Alsat M , po të ishin gradë nxehtësie do të ishte shkul, po të ishte minus aq gradë do të ishte katastrofë, po të ishte shkallë gjeometrike do të ishte rrotullim statusquo, dhe po të ishte emision që të zgjate 360 minuta do të ishte kongres tematik. E gjithë kjo asocion në mysafirin e mbrëmshëm në këtë emision ministrin e Ekonomisë nga radhët e BDI-së bile edhe shef i shtabit për zgjedhjet që nuk e dinte saktësisht se kur mund të ndodhin, Bekim Neziri nga Çairi. Dhe se ç’na habiti, unë them për veten se u habita, mbase “nuk e kisha ditur” se BDI është segment shumë i rëndësishëm bile edhe më i rëndësishëm në këtë qeveri. Bile më i rëndësishëm edhe se faktori ndërkombëtarë

Pastaj “nuk e kisha ditur” se mu për shkak të BDI-së ishte larguar nga detyra shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov, pastaj ministresha e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska pastaj ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski. Më pastaj “nuk e kisha ditur” se po që se ndodh që të largohen nga qeveria nëse dështon Marrëveshja e Përzhinos këto tek do të fillojnë ti bëjnë analizat dhe të debatojnë në organet e partisë dhe pastaj të sjellin vendim a do ta lëshojnë apo jo qeverinë.

Pastaj mësova për gabimin katastrofal të gjeneralit Gëzim Ostrenit për themelimin e “Unitetit” , pastaj se BDI qenka parti e vetme që lejon të kritikojnë edhe kuadrot e veta mbase sipas tij nuk paska parti tjetër në botë që e lejon një gjë të tillë etj.

Dhe krejtësisht më në fund mësova edhe dy novitete juridike. Nuk e kisha ditur se një kontest gjyqësor qytetarë nuk ka të bëjë me vepër penale edhe kur ofrohen dëshmi për korrupsion për miliona euro, demek ajo mbeteshka kontest qytetarë bile edhe në drejtësinë amerikane. Dhe ministri i ekonomisë, mbase sipas ligjit, viti 2011 -të ka qenë viti i aplikimeve për legalizim të ndërtimeve pa leje, por shtëpinë e banimit nuk e ka të paraqitur në komisionin për antikorrupsion sepse akoma d.m.th afro pesë vite legalizimi qenka në procedim në komunën që kryeson kryetari dhe njëri prej nënkryetarëve të BDI-së.

Dhe vërtetë këto tregojnë se BDI është parti e madhe, dhe e vetmja sipas Bekimit që ua do të mirën shqiptarëve, dhe e vetmja është e hapur dhe demokratike. Më falni edhe PDSH kishte qenë korrekte në Përzhino. Hajde Bekim hajde, lum shqiptaria që të ka ty dhe BDI-në për një dunja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button