Tryezë e rrumbullakët për mbrojtjen e gjykatësve nga përzierja në pavarësinë e tyre

Në organizim të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet tryeza e dytë e rrumbullakët me temë “Roli i Këshillit gjyqësor dhe gjykatave më të larta në mbrojtjen e gjykatësve nga përzierja në pavarësinë e tyre”.

Në tryezën e rrumbullakët, e cila do të mbahet në hapësirat e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik “Pavell Shatev”, do të marrin pjesë gjykatës dhe përfaqësues të institucioneve relevante.

Njëherësh fjalim do të ketë kryetari i Këshillit Gjyqësor të RM­së, Branko Ushkovski, ndërsa fjalim në lidhje me temën e studimit nga Gjykata e Apelit Gostivar, Zllatko Angellkovski, gjykatësja e Gjykatës së Apelit Shtip, Vesna Nakova Dimitrievska, gjykatësja e Gjykatës Themelore Shkup  1 Shkup, Dijana Gruevska Ilievska dhe gjykatesja e Gjykatës Themelore Shkup 2 Shkup, Antoaneta Dimovska, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button