Kërçovë, zgjidhet problemi me energjinë elektrike në shkolla

Komuna e Kërçovës dhe EVN arritën marrëveshje për të tejkaluar problemin e krijuar me mungesën e energjisë elektrike në tre shkollat fillore të qytetit “Kuzman Josifovski Pitu”, “Sande Shterjoski” dhe “Vladimir Plezhinoski”. Nga Komuna e Kërçovës njoftuan se që nesër shkollat do të kenë energji elektrike kurse sipas marrëveshjes borxhet i mbeten komunës për t’i shlyer në të ardhmen.

“Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, sot ka arritur Marrëveshje me kompaninë EVN për ta lëshuar rrymën elektrike që të mundësohet zhvillimi i procesit të rregullt edukativo – arsimor. Përpjekjet e shumëta hasën në mirëkuptim dhe nga nesër ( dt.27.10.2015 ) në të gjitha objektet e sipërpërmenura energjia elektrike do të funksionoj normalisht, ndërsa borxhet e pa shlyera, përsëri do t’i ndërmerr Komuna e Kërçovës. Njëkohësisht, bëjmë me dije se Komuna dhe Këshillat e prindërve të shkollave, do të drejtohen me kërkesë të përbashkët në Qeverinë e RM-së për të fituar derivate për nxemjen qëndrore.” – thuhet në njoftimin e Komunës së Kërçovës.

Kërkesat e deritanishme akoma nuk janë shqyrtuar nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button