Tetovë, gjendet një person i plagosur

Sot në mëngjes, tetovarja 33 vjeçare E.D., në telefon ka lajmëruar në polici se babai i saj 80 vjeçar me inicialet P.D. ka qenë i plagosur me armë zjarri – pistoletë, ndërkaq më pas me ndihmë të shpejtë të plagosurin 80 vjeçar e kanë dërguar në Klinikën e Tetovës, mirëpo për shkak të problemeve serioze ka qenë i transferuar në Klinikën e Shkupit, njofton Portalb.

Për portalb lajmin e konfirmoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski. “Me autorizim të prokurorit publik, ekipi i SPB-Tetovë e ka kryer ekspertizën në banesën e të plagosurit P.D. në Tetovë, gjatë së cilës, ku në banesën e 80 vjeçarit P.D. është gjetur, një pistoletë, 5 plumba dhe një gëzhojë nga plumbi i shkrepur, nga paraqitësja e rastit E.D. dhe burri i saj të cilët gjatë asaj kohe kanë qenë në banesë janë marrë shenjat e gishtave, pos tyre, shenjat i janë marrë edhe të lënduarit, ndërkaq nga SPB-Tetovë, thonë që hetimet vazhdojnë për ta zbardhur rastin, se a bëhet fjalë për tentativë për vetëvrasje apo për diçka tjetër”, tha për Portalb Josifoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button