Mijëra refugjatë e kaluan natën në qiell të hapur në Austri

Zyrtarët austriakë njoftuan se mijëra refugjatë dhe migrant mbrëmjen e kaluar e kaluan në qiell të hapur në motin tejet të ftohtë, ndërsa autoritetet po bëjnë përpjekje për valën e re të atyre që mbërrijnë në territorin e këtij vendi, transmeton Anadollu Agency (AA).

Televizioni austriak ORF lajmëroi se kapacitetet për përkujdesje të refugjatëve dhe migrantëve përgjatë kufirit me Gjermaninë tashmë janë të stërmbushura, ndërsa Gjermania lëshon vetëm një numër të vogël të tyre në territorin e saj sepse edhe kapacitetet e saj janë të mbushura.

Sipas edicionit të lajmeve të ORF-së, rreth 2.500 persona e kaluan mbrëmjen në qiell të hapur në afërsi të qytetit kufitar, Achieiten, rreth 700 në afërsi të Braunaua dhe rreth 300 refugjatë në afërsi të Kollerschlag. Ndërkohë, autoritetet austriake punojnë në ndërtimin e strehimoreve të përkohshme, ndërsa kampi i parë i ri i tendave do të pranojë refugjatë madje nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button