Braktiset Lady GaGa

Këngëtarja Lady GaGa është braktisur nga i dashuri i saj, i cili me sa duket ishte lodhur nga orari i ngjeshur i biondes kontroverse.

Krijuesja e hitit “Applause” e cila në vitin 2011 filloi lidhjen me aktorin Taylor Kinney, ka pranuar se e ka braktisur i dashuri i cili ishte lodhur nga angazhimet e shumta të saj.

“Taylor vazhdimisht e ka paralajmëruar GaGa-n se nuk i ka punët mirë dhe se është martuar me karrierën e saj. Atij i pëlqejnë femrat modeste e jo ato që sillen si mega yje”, ka deklaruar një burim i të përditshmes “The Sun”.

Lajme të ngjashme

Back to top button