Bieber goditet me shishe gjatë koncertit në Brazil

Justin Bieber është goditur me një shishe uji gjatë një koncerti në Brazil dhe menjëherë pas kësaj 19-vjeçari është larguar nga skena për të mos u kthyer më.

Shishja e ka goditur në krah këngëtarin dhe i ka rrëzuar mikrofonin në tokë. Pas një momenti habie, Bieber i ktheu kurrizin publikut dhe u largua i nervozuar nga skena.

Felipe Gladiador, i cili bëri përmbledhjen e koncertit për faqen braziliane G7, thotë: “Justin Bieber u largua pa kënduar një nga këngët më të famshme të tij dhe publiku nisi ta këndonte vetë. Të gjithë po prisnim që ai të kthehej për ta mbyllur koncertin pavarësisht incidentit, por pas gjysmë ore doli stafi i tij duke mbledhur pajisjet. Edhe një herë tjetër Justin Bieber tregoi se është i papjekur.”

Në Twitter është hapur profili i shishes që goditi 19-vjeçarin dhe kjo shishe ka plot 2 milionë ndjekës.

Lajme të ngjashme

Back to top button