Nuk bëri fushatë, nuk dha premtime dhe fitoi

Kandidati i pavarur Rufki Suma i ka fituar zgjedhjet në Han të Elezit në rundin e parë. Fitoren pa balotazh të Sumës e ka konfirmuar edhe kundërkandidati i tij nga PDK-ja, Mehmet Ballazhi.
Qytetarët e Hanit të Elezit Rufkiun e njohin si një besimtar të devotshëm. Rufkiu çdoherë ditën e punës në zyrën e tij e fillon duke falur namazin e sabahut në Xhami.
“Edhe një mandat në krye të Komunës për mua nuk është privilegj, por obligim shtesë”,ka deklaruar Suma.

“Për Rufki Sumën kanë votuar 55% e qytetarëve që i kanë hedhur votat në kutitë e votimeve, për Mehmet Ballazhin (PDK) 39%, ndërsa për Zylbehar Hasallarin (LDK) 6%”, ka thënë Qajani.
Ndërkaq, i rikonfirmuari Suma fitoren e tij e ka cilësuar fitore të të gjithë qytetarëve të kësaj komune.
Ai nuk ka harruar të falënderojë AAK-në dhe VV-në, të cilët e kanë mbështetur me vota kandidaturën e tij.
“Do të doja të falënderoj publikisht edhe rivalin tim, Mehmet Ballazhi, i cili më ka marrë në telefon për të ma uruar fitoren”, ka thënë Suma.

Lajme të ngjashme

Back to top button