Mursi gjykatësit: Unë jam president (Video)

Presidenti i Egjiptit u paraqit në gjyqin e Kajros, duke i thënë gjykatësit se rasti është i paligjshëm pasi ai vazhdon të mbetet president. Ai dhe 14 figura të tjera të Vëllazërisë Myslimane po përballen me akuza për nxitje dhune.

Pas vërejtjeve të Mursit dhe refuzimit të tij për të veshur uniformë burgu, gjyqtari e shtyu gjykimin deri më 8 janar. Ai u dërgua më pas në burgun Burj al -Arab në Aleksandri.
Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se ai do të vendosej në burgun Tora në periferi të Kajros. Deri më tani, ai ishte mbajtur në një vend sekret ushtarak.

Të hënën, z. Mursi u soll në oborrin e Akademisë Policore me helikopter . Të pandehurit e tjerë, duke përfshirë Essam el – Erian, Muhammed el – Beltagi, kanë mbërritur me një transportues të blinduar. Nuk ka fotografi televizive të transmetuara nga gjykata, edhe pse gazetarët u lejuan të jenë të pranishëm në paraqitjen e parë publike të ish presidentit, pasi ai u rrëzua më 3 korrik.
Pasi ai hyri në sallën e gjyqit, Z. Mursi refuzoi të heqë kostumin e tij dhe të veshë uniformën e burgut. Të pandehurit, të cilët ishin duke u mbajtur në një celi në sallën e gjyqit, thërrisnin sllogane si ” gjykim i paligjshëm”.

Kur iu kërkua dhënia e deklaratës Mursit, ai dha një përgjigje sfiduese.
“Unë jam Dr. Muhamed Mursi, presidenti i republikës. Unë jam president legjitim i Egjiptit. Ju nuk keni të drejtë për të kryer një gjykim në çështjet presidenciale. “
Gjyqtari dy herë ndërprenë përkohësisht procedimet para se ta shtynin çështjen deri në janar.

Para fillimit të gjyqit, El- Erian, zëvendës lideri i krahut politik të Vëllazërisë, i tha BBC -së se pandehurit e tjerë ishin keqtrajtuar me disa lloj torturash, dhe ishin rrahur deri sa ishin alivanosur.
Z. Mursi dhe 14 anëtarët e tjerë të Vëllazërisë Myslimane pritej të shfrytëzonin rastin për të theksuar paligjshmërinë e largimit të tij nga pushteti. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button