Ende pa filluar bojkotin Studentët e USHT-së në Kërçovë, kthehen në? mësim

Për ditën e sotme, studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, disperzimi në Kërçovë, kishin paralajmëruar bojkotim të procesit mësimor si pasojë e vendimit të rektoratit të këtij universiteti që grupet që funksionojnë me më pak se pesëmbëdhjetë student, do të transferohen në qendrën e këtij universiteti në Tetovë. Bojkoti u realizua vetëm sot në ndërkohë që studentët njoftojnë që është arritur një kompromis mes tyre dhe zyrës për arsim pranë USHT-së.

“Ne arritëm të gjejmë një kompromis me prorektorin për arsim dhe vendimi i tyre u anulua. Çdo student i cili deri tani është regjistruar në USHT – Kërçovë, do të vazhdojë t’i vijojë mësimet këtu. Bojkoti ndërpritet dhe prej nesër do t’i kthehemi procesit të rregullt mësimor”.– tha Nexhbedin Ramadani, nënkryetar i parlamentit të studentëve në USHT – Kërçovë.

Vendimi i studentëve për bojkotim të procesit mësimor erdhi edhe pasi që nuk ju është marrë parasysh afati i jashtëzakonshëm i tetorit për provimet e realizuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button