VMRO-DPMNE: Maqedonia me kryeministër shqiptar, nuk do bëhet!

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së LSDM-së, madje duke theksuar se shqiptarët nuk do të gëzojnë asnjëherë kryeministrin shqiptar, madje as edhe në qeverinë teknike, siç u përfol më parë nga disa analist politik maqedonas, por edhe shqiptarë.

“VMRO-DPMNE gjithmonë prioritet i ka pasur interesat e Republikës dhe të qytetarëve të saj. Ne e dimë se LSDM-ja nuk ndjen asnjë përgjegjësi, as edhe  për këtë ditë të shenjtë për të gjithë maqedonasit, dhe as për rekomandimin apo për atë çka është arritur gjatë 10 viteve të fundit.

Mundet përmes njerëzve të parë të tyre të vazhdojnë të plasojnë teza për Kryeministri shqiptar apo shqip për të gjithë fëmijët në kopshtin e fëmijëve, por kjo nuk do të kalojë. Nuk do të kalojnë shantazhet”, thonë nga VMRO-ja.

Nga partia në pushtet më tej theksojnë se në prill, LSDM-ja do të duhet të ballafaqohen me qytetarët dhe përsëri do të dëgjojnë përgjigjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button