Takim liderësh në orët e vona

Liderët e katër partive më të mëdha politike në vend, janë pajtuar që të vazhdojnë negociatat sonte në orët e vona, bëhet e ditur nga burimet diplomatike. Ata duhet të gjejnë një zgjidhje për dallimet e tyre që janë pjesë e marrëveshjes në Përzhino.

Sipas paralajmërimeve, pritet të vijë lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, i cili është për vizitë në Spanjë në Kongresin e të djathës evropiane. Nga ora 21:30, Gruevski në sallën për operën dhe baletin e Maqedonisë do të mbajë një fjalim për akademinë solemne me rastin e 23 tetorit, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, dhe më pas pritet të mbërrijë në Klubin e Deputetëve, transmeton Shenja.

Në takimin e sontëm në mesnatë do të marrin pjesë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Takimi i ri i liderëve është një shans për daljen  e Maqedonisë nga ‘qorsokaku’, pas përpjekjeve të dështuara për të arritur një marrëveshje të negociatave maratonë nga fillimi i kësaj jave që u mbajtën në rezidencën e BE-së në Përzhino.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button