UEFA gjobit Moldavinë me 15,000 euro

Moldavia është gjobitur me 15,000 euro nga Federata Evropiane e Futbollit – UEFA, për shkak të trazirave që kanë shkaktuar tifozët e saj gjatë ndeshjes me Rusinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit – Euro 2016.
Më 9 tetor, tifozët moldavë kanë hedhur fishekzjarre në stadium dhe kanë valëvitur flamuj racistë.

Moldavia nuk ka arritur të kualifikohet në Euro 2016, duke përfunduar në fund të Grupit G me vetëm 2 pikë. Rusia, ndërkaq, është kualifikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button