Hashim Thaçi: Reagimet e opozitës, gërrditëse dhe neveritëse

Zv/kryeministri i Kosovës dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi para pak çastesh ka thënë se është e papranueshme gjithë ajo që po ndodh nga liderët opozitar.

“Vazhdimi i pengimit fizik të punës së Kuvendit është në kundërshtim me vullnetin e popullit, me legjislacionin dhe tërë përkushtimin tonë që të punojmë në forcimin e shtetit”, ka thënë ai.

Sipas tij, është plotësisht e papranueshme kjo bllokadë pasi që jemi në pragë të anëtarësimit në UNESCO, nënshkrimin e MSA-së, heqjen e vizave, dhe themelimin e Forcave të Armatosura.

“Këto mesazhe nga Kosova janë me të këqijat dhe të panevojshme, janë kundër perspektivës së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, reagimet e opozitës janë gërrditëse, neveritëse. “Partnerët e Koalicionit do të vazhdojnë punën, nuk mund të ndalemi para pengesave fizike. Qeverinë e udhëheqin ata që i fitojnë zgjedhjet. Ftoj opozitën që të bëhet pjesë e proceseve në Kosovë, por edhe e implementimit të marrëveshje”, ka thënë ai.

Sipas tij, për vazhdimin e seancës vendos kryetari i Kuvendit dhe Kryesia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button