Majlinda synon suksesin që pak xhudistë botërorë e kanë

Nëse realizon synimin për të fituar medalje të artë olimpike, atëherë Majlinda Kelmendi do t’i bashkohet grupit të vogël të xhudistëve që kanë fituar titull të botës për juniorë, titull të botës për seniorë dhe titull olimpik.

Titullin e botës për juniorë, xhudistja pejane e fitoi në vitin 2009. Ndërkohë titull të botës për seniorë, Kelmendi fitoi në vitet 2013 e 2014. Janë vetëm 12 xhudistë që deri më tani kanë fituar këta tre tituj të mëdhenj, shkruan sot Koha Ditore.

Në gusht të vitit të ardhshëm, Majlinda Kelmendi mund t’i bashkohet një grupi të vogël të xhudistëve që kanë shkruar historinë e këtij sporti luftarak. Kelmendi 24-vjeçare ka synime që të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Garat e xhudos në Rio, mbahen prej 6 deri më 12 gusht.

Nëse realizon synimin për të fituar medalje të artë përkatësisht titull olimpik, atëherë Kelmendi do t’i bashkohet grupit të vogël të xhudistëve që kanë fituar titull të botës për juniorë, titull të botës për seniorë dhe titull olimpik. Titullin e botës për juniorë, xhudistja pejane e fitoi në vitin 2009. Ndërkohë titull të botës për seniorë, Kelmendi fitoi në vitet 2013 e 2014

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button