Gjoba për nxënësit protestues të gjimnazit “Nikolla Karev”

Gjimnazi i Shkupit “Nikolla Karev”, ka filluar me gjobitjen e nxënësve që e kanë lëshuar ndonjë orë për të shkuar në marshin protestues që u mbajt më 21 tetor. Nga ana tjetër kujdestarëve të klasave që u kanë munguar më shumë se 60% e nxënësve u janë dhënë paralajmërime në formë të shkruar nga drejtori, njofton Plenumi i Nxënësve të Shkollave të Mesme, transmeton Portalb.

“Rikujtojmë se ne si nxënës, thonë nga atje, kemi të drejtë kushtetuese për shoqërim të lirshëm dhe protestë paqësore. Nëse drejtorët nuk janë adresuar sa duhet, kjo do të thotë se nëse marrim pjesë në protestë, sipas një logjikës do të duhej të kalojmë të pa gjobitur. Jemi të prekur që të rriturit nuk e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet, i dënojmë të gjitha këto akte të dënimeve dhe frikësimeve dhe vlerësojmë se disa njërës dhe institucione tanimë më e kanë prekur fundin”, thonë nga Plenumi i Nxënësve të Shkolla të mesme.

Ata u kanë bërë thirrje drejtorëve që të mos bëjnë trysni ndaj nxënësve që duan ta shprehin vullnetin e tyre.

“Të nderuar drejtorë, mundeni t’i mbyllni dyert, por nuk mundeni të na mbyllni gojën, nuk mundeni t’i ndaloni mendimet tona kritike për reformat e këqija në arsim. Jemi të befasuar që pavarësisht nga qëndrimi i Avokatit Popullor i cili ishte i qartë se nuk duhet të ekzistojnë obstruksione për protestimin tonë, ju përsëri e keni bërë tuajën. Nuk kemi më koment për tentativat e dëshpëruara për të na heshtur”, thuhet në kumtesën e Plenumit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, njofton Portalb.

Lexo: Ixhet Memeti: Të mos pengohet e drejta për të protestuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button