​Granit Xhaka tregohet i madh, ja çfarë u premton tifozëve

Granit Xhaka, që së fundmi është bërë kapiten i Monchengladbachut, ka filluar që të flas si i tillë

Kapitenët janë atë që gjithmonë motivojnë lojtarët dhe tifozët. Një gjë të tillë, si kapiten, është duke e bërë edhe mesfushori shqiptar i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.

Borusia Monchenglabach nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, ata gjenden në pozitën e dhjetë me 12 pikë të grumbulluara. Por Xhaka, si një kapiten u ka premtuar tifozëve të skuadrës gjermane se do të jetë në garë për kualifikim në Evropë, në vazhdim të këtij sezoni.

“Ju siguroj se në dimër do të jemi në njërën nga pozitat që dërgojnë në Evropë. Kemi pasur fillim të vështirë, por tani jemi këndellur dhe po luajmë mirë”, ka thënë Xhaka.

“Nëse nuk do të jemi në njërën nga pozitat që dërgojnë në Champions League, ne do të jemi në pozitat që dërgojnë në Europa League për të vazhduar më tutje”, ka shtuar më tej mesfushori shqiptar, transmeton gazeta Express.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button