Trajnimi për media të reja dhe internet aktivizëm në Kërçovë

Në Kërçovë u mbajt trajnimi “Media të reja dhe internet aktivizëm” i cili u organizua nga Forumi Rinor Arsimor nga Shkupi, në kuadër të Projektit të USAID-it për shoqëri qytetare.

“Prezent në këtë trajnim ishin 25 pjesëmarrës, të rinj kërçovarë, në moshë prej 16 deri 25 vjet, të balancuar si në aspektin etnik, ashtu edhe në atë gjinor të grupeve. Të rinjtë kërçovarë, pjesëmarrës në këtë trajnim, treguan interes për kyçje në iniciativa të ardhshme online, për mediumet e reja dhe mjetet online, si dhe për internetin, audio dhe video aktivizmin”. – theksoi koordinatori i Klubit Lokal Rinor në Kërçovë, Arben Ristemi.
Trajnimi ishte pa pagesë dhe u realizua nga trajnuesi profesional të FRA-së, nga Shkupi, Antonio Danilovski.

Ky trajnim u organizua nga FRA-ja, nga Shkupi, në kuadër të projektit të USAID-it për shoqëri qytetare, projekt ky i realizuar nga ana e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, në bashkëpunim me katër organizata qytetare: Forumi Rinor Arsimor, Forumi “Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentacion”, Qendra për komunikime qytetare dhe  Reaktor “ Hulumtim në aksion”.

Lajme të ngjashme

Back to top button