Vazhdon restrikcioni i ujit në Tetovë

Megjithatë restrikcioni i ujit do të vazhdojë edhe për një kohë të pacaktuar. Kështu beri të ditur drejtori i NPK-së Xhelal Ceka. Sipas tij gjatë periudhës së vjeshtës edhe pse është pritur të ketë përmirësim në furnizimin me ujë për pije, megjithatë sasia e shtuar në burrime nuk ka qenë e mjaftueshme për të arritur kapacitet të plotë, raporton Televizioni Koha.

Drejtori Xhelal Ceka, tha se me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije për të gjithë qytetarët në të gjitha lagjet e qytetit fillohet me restrikcion prej disa orësh edhe atë nga ora 17:00 deri në orën 19:30 të ditës, dhe nga mesnata (01:30) deri në orën 04:30 të mëngjesit. Pjesa qendrore e Tetovës dhe disa vende në periferi vazhdojnë të kenë problem me ujin e pijshëm. Banorët janë shprehur të revoltuar me mungesën e ujit në këto pjesë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për këtë problem, kurse pjesët periferike të Tetovës një kohë të gjatë kanë probleme me ujin e pijshëm, kurse në pjesët tjera banorët shfrytëzojnë sistemin me rrymë elektrike (hidrofor) për t`u furnizuar me ujë të pijshëm, transmeton Televizioni Koha.

NPK “TETOVA” Tetovë, u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të shpërdorimit të ujit dhe të njoftojnë kur kanë probleme me furnizimin me ujë për pije.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button