Mos e humbni motivimin, synoni përpara!

A ju ndodh që gjatë fundit të ditës, apo për disa ditë radhazi, t’ju humb motivimi për punë. Kjo rezulton në pamundësinë tuaj për të qenë produktiv. Ja se si mund të qëndroni i motivuar.

Ndajeni ditën tuaj në “Seksione kohe”. Bëni një listë për çdo gjë që ju duhet të përmbushni brenda një dite. Trajtojeni çdo detyrë si një qëllim të vetëm që ju duhet të arrini. Kërkimet e fundit tregojnë se kryerja e shumë detyrave në një kohë e bën punën tuaj të shpërndarë dhe jo efikase. Trajtojeni çdo detyrë individualisht dhe kështu puna juaj do të jetë më efikase dhe më pak imponuese.

Ndërtoni suksesin fillimisht mbi arritjet tuaja të vogla. Motivimi shumohet sa më shumë ju investoni në të. Nëse ju mund t’i kaloni pengesat tuaja të para, ju do ta ndjeni veten tuaj gati për të ndërmarrë sfida  më të mëdha dhe më të mira. Mbajini shënim arritjet tuaja progresive dhe vazhdoni përpara.

Mbani rregull në vendin tuaj të punës. Ndërkohë që shumë diskutojnë se pastrimi i tryezës së punës apo vendosja e rregullit është një zvarritje e punës apo humbje e kohës, në të vërtetë ka rezultuar se të gjithë bien dakord se një vend pune i rregullt e rrit produktivitetin. Askujt nuk i pëlqen të punojë i rrethuar nga rrëmuja. Ambienti juaj ndikon në mënyrë direkte në humorin tuaj dhe në etikën tuaj të punës dhe mund të veprojë si një kanal i cili rrit motivimin tuaj. Përdoreni pushimin tuaj në punë për të reflektuar mbi përgjegjësitë dhe qëllimet tuaja afatshkurtra. Disa minuta pastrimi do të pakësojnë rrëmujën dhe do të qartësojnë kokën tuaj.

Bëni një jetë të shëndetshme dhe të balancuar me punën. Nëse ju bëni një jetë të lodhshme në punë, do të humbisni vëmendjen nga prioritetet tuaja të tjera. Sigurohuni që ju po bëni edhe ato gjëra që doni t’i bëni dhe jo vetëm detyrimet. Nëse ju kryeni vetëm detyrimet dhe harroni të merreni me gjërat që ju vërtet doni ti bëni atëherë do të jetë shumë e lehtë për ju që të acaroheni dhe të mërziteni me punën. Bëni përpjekje për t’i trajtuar projektet me interes dhe për të shpenzuar kohë për lidhjet personale.

Vendosni qëllime afatgjata. Ndërsa është e rëndësishme që të festoni arritjet e vogla, shpesh motivimi më i fortë rrjedh nga ambiciet afatgjata, të përcaktuara për të ardhmen. Bëjini qëllimet tuaja të arritshme, dhe konkrete. Qëllimet duhet tju frymëzojnë, jo t’ju frikësojnë. Në vend që të përmbushni një mal me qëllime afatshkurtra vendosini vetes një qëllim afatgjatë duke arritur rezultate pozitive për kryerjen e detyrave lidhur me qëllimin tuaj final. Kjo është një diferencë e vogël por me një impakt psikologjik të madh.

Në përgjithësi që motivimi juaj të funksionojë, duhet që dëshirat tuaja të jenë në një trajektore me detyrat tuaja. Sigurohuni që ju i kuptoni qëllimet, dëshirat dhe mundësitë tuaja përpara se të aplikoni taktikat e motivimit. Nëse arrini të kuptoni veten tuaj dhe të qëndroni të motivuar atëherë ju do të bëni gjithçka duhet për të arritur qëllimet tuaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button