Nuk pushon vala e refugjatëve në kampin e pranimit në Maqedoni

Mbi 10 mijë refugjatë presin të hyjnë në Maqedoni, pjesa dërmuese e tyre janë nga Siria, por në rritje është edhe numri i emigrantëve nga Afrika dhe vendet tjera. Ata thonë se po ikin nga vendet e tyre për shkak të luftës dhe si destinacion të fundit kanë Gjermaninë ose Suedinë, njofton Alsat-M.

“Jam nisur për në Gjermani apo ndoshta Suedi. Në fillim për të ikur nga vendi im i pagova një pjesëtari të Armatës që të më dërgoj në Turqi. Atje një trafikantit i pagova 1000 dollarë të më sjell në Greqi. Nga Greqia deri këtu erdhëm me autobus”, tha njw refugjat nga Siria.

Sot kampin e pranimit të refugjatëve në Gjevgjeli e vizitoi presidenti Gjorge Ivanov. Ai theksoi se Maqedonia e para në Evropë shpalli gjendje krize në kufirin jugor, dhe se deri tani vendi nuk ka marrë kurrfarë ndihme nga BE-ja. Numri i madh i refugjatëve paraqet ngarkesë të madhe për Maqedoninë, meqë përveç forcave të sigurisë janë përfshirë edhe shumë institucione tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button