Pastrohen mbi 10 ton mbeturina në deponinë në Balindoll

Është pastruar deponia e egër midis fshatit Balindoll dhe fshatit Turçan i Vogël. Deponia kryesisht ishte me materiale të forta ndërtimore, ku sipas të dhënave të Inspektoratit komunal, në këtë deponi ka pasur mbi 10 ton mbeturina. 

Punët për bartjen dhe rrafshimin e materialeve ndërtimore ka kryer Ndërmarrja “Magnum”. Nga Inspektorati komunal, u bëjnë thirrje banorëve por edhe ndërmarrjeve që merren me punë ndërtimore, të mos hedhin mbeturina në këtë lokacion, sepse ky vend nuk është deponi.

Në rast se ndonjë individ ose kompani kapet nga Inspektorati komunal, do të dënohet sipas ligjeve në fuqi, ligjit për ruajtjen e ambientit Jetësor dhe Ligjit për menaxhim me mbeturinat.

Dënimet për persona fizik janë nga 500 euro deri në 1500 euro, kurse për kompanitë deri në 5000 mijë euro 

Lajme të ngjashme

Back to top button