Mourinho i kërkoi Ozilit fanelën për djalin e tij

Daily Mail sot ka sqaruar çështjen rreth fanelës së Ozil. Sipas këtij website Anglez, ishte vet Jose Mourinho ai që shkoi tek reprezentuesi Gjerman për t’i kërkuar fanelën e ish-mesfushorit të tij.

Djali i Mourinhos është një admirues i madh i Ozil dhe kërkoi nga babai i tij të merrte atë dhuratë. Ish-Madrileni pa asnjë problem dhe me marrëdhëniet e mira me Mourinhon, i dhuron menjëherë atë çfarë kërkon strategu Portugez.

Mesut Ozil edhe më herët ka shprehur marrëdhëniet e mira me Mourinhon duke thënë se ai është si babai i dytë i tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button