Anulohet “Puç”, Zaev s’ka marrë ftesë

Seanca e sotme gjyqësore i rastit “Puç“ është anuluar. Zoran Zaev nuk ka marrë ftesë, ndërkaq Gjykata nuk e di pse, njofton Telma, transmeton Portalb.

Avokatët thonë që kryetari i LSDM-së nuk ka ardhur sepse është në takim me përfaqësues të jashtëm të fondit investues, transmeton Portalb.

Seanca e radhës është caktuar që të mbahet me 13 nëntor.

Në procesin gjyqësor “Puç“, të akuzuar janë edhe ish drejtori i DSK-së Zoran Verushevski, gruaja e tij Sonja dhe dy të punësuar në Komunën e Strumicës.

Të gjithë akuzohen për spiunim dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button