PPD: Të izolohen aktorët që e sollën shtetin në krizë politike            

Partia për Prosperitet Demokratik deklaratën e kryetarit të Këshillit të prokurorëve se ata nuk i përfillin  marrrëveshtjet politike e konsideron si një demagogji dhe maskë politike pas së cilës fshihet e  vërteta e idhët se duke mos e respektuar Ligjin për Prokuror publik dhe me vendimet e tyre të fundit të dëmshme që shkojnë në kurriz të ardhmërisë evropiane të vendit, ata janë vënë në shërbim të partnerëve të koalicionit dhe tentojnë ta  obstruojnë marrëveshtjen e Përzhino-s.

“PPD konsideron se me  obstrukcionet e deritashme të partive në qeveri bërë Marrëveshtjes së Përzhinos vërtetohet teza se ata që janë aktorë të krizës nuk mund të jenë në të njejtën kohë edhe aktorë të zgjidhjes së saj dhe e fton Komisionin Evropian se është hera e fundit të ndërmerr masa të posaçme ndaj liderëve politikë të cilët vendin e sollën buzë greminës politike, ekonomike, sociale e kulturore. Nuk duhet të merren masa izolacioniste ndaj shtetit, por ndaj aktorëve të cilët e sollën shtetin në këtë derexhe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button