SPB Kumanovë përgënjeshtron versionin e mediave mbrëmë

Mbrëmë në Kumanovë në rrugën Goce Dellçev, afër sheshit, kalimtarët e rastit kanë fotografuar një veturë derisa po i dilte flaka. Mediat njëzëri e kanë lidhur aksidentin me rastin e mëparshëm të djegies së veturave në Kumanovë kështu duke spekuluar dhe duke krijuar huti në opinion pa pasur qëndrimin zyrtar të SPB-së Kumanovë, raporton Portalb.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë konfirmojnë se është manipuluar me informatën e veturës së djegur në rrugën Goce Dellçev- Kumanovë.

“Vozitësit gjatë drejtimit të makinës iu ka djegur motori dhe makinën e ka kapluar zjarri. Njësiti i zjarrfikësve ka shuar zjarrin është kryer hetimi nga ana e SPB-së.  Kështu që nuk ka pasur vënie të flakës nga dikush tjetër sikur është spekuluar”, konfirmoi për Portalb zëdhënësja e SPB-së Kumanovë, Valentina Nikollovska.

Përveç dëmeve materiale, aksidenti ka rezultuar pa viktima./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button