Sot është dita ndërkombëtare e Vetëdijësimit për Belbëzimin

22 tetori është caktuar si Ditë Ndërkombëtare e Vetëdijësimit për Belbëzimin (International Stuttering Aëareness Day – ISAD) që nga viti 1998. Kjo ditë ka për qëllim rritjen e vetëdijes publike lidhur me belbëzimin, që paraqitet te një përqind e popullatës së botës.

Dita Ndërkombëtare e Vetëdijësimit për Belbëzimin është një angazhim i posaçëm ndërkombëtar për të edukuar popullatën lidhur me këtë çrregullim kompleks, punuar drejt parandalimit të belbëzimit te fëmijët, bërë të ditur te njerëzit që ndihma është e mundur, promovuar hulumtimet për të gjetur shkaktarët e belbëzimit.

Ditë më parë, Portalb është interesuar për gjendjen e fëmijëve shqiptar në Maqedoni që kanë probleme në gjuhën dhe artikulimin e të folurit.

Mungesa e informimit adekuat, mungesa e logopedëve shqiptar, dërgimi i fëmijëve për kurim nëpër vende të gabuara, përkujdesja e paktë e shtetit dhe neglizhenca e prindërve, janë vetëm disa nga problemet nga të cilët vuajnë fëmijët shqiptarë në Republikën e Maqedonisë që kanë probleme me gjuhën dhe artikulimin e të folurit, njofton Portalb.

Në një intervistë për Portalb, logopedi Ermond Miftari, i punësuar në Entin për Rehabilitimin e Fëmijëve (ERF), vlerëson se mos kurimi në kohë i problemeve të lartpërmendura, mund të sjellë pasoja të mëdha.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu:Maqedoni, pak logopedë shqiptarë, prindërit edhe më pak të informuar për to

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button