Nëntë muajt e fundit, 6 vetëvrasje në rajonin e Pollogut

Nga Sektori për punë të brendshme njoftojnë se në nëntë muajt e kaluar në rajonin më të gjerë të Pollogut, janë regjistruar 6-të vetëvrasje, tre në qytete dhe tre në fshatra. Tre prej tyre janë kryer me armë zjarri dhe tre me varje. Raporti është tre burra dhe tre gra, ndërsa më së shumti prej të vetëvrarëve në këtë periudhë (4) kanë qenë të moshës mbi 30 vjet.

“Në dy vetëvrasje arsyet kanë qenë për shkak të sëmundjeve nervore, ndërsa për tjerat arsyet janë të panjohura. Në nëntë mujorin e këtij viti, kanë ndodhur 26 tentime për vetëvrasje, kryesisht helmime me tabletë ose me mjete toksikologjike (18), nga dy me varje dhe me shfrytëzim të thikës dhe tjerave. Numri më i madh prej tyre kanë qenë femra (18), prej të cilave 14 të moshës midis 18 dhe 30 vjeçare, thuhet në njoftim.

SPB informon se dymbëdhjetë nga përpjekjet kanë përfunduar me lëndime të lehta, shtatë me të rënda dhe gjithashtu shtatë pa asnjë pasojë shëndetësore.

“Në nëntë muajt e fundit të këtij viti janë regjistruar janë edhe 16-të raste (goditje), prej të cilave dy kanë qenë tragjike, pasoja me vdekje, ndërsa arsyeja më e shpeshtë për ta është moskujdesi njerëzor (14), rrënimi i mjeteve dhe të kështu me radhë”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button