Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, sonte ndahen çmimet, në skenë Baleti i Kosovës

Aktorët, Irena Cahani dhe Teuta Krasniqi, e para në rolin e vjehrrës dhe e dyta në rolin e nuses, pas Luftës të mbetura të vetme në një shtëpi, dy gra vuajnë, besojnë, shpresojnë dhe ëndërrojnë, njofton RTVM.
Jo për një vjet, por për 10 vjet ato presin e vuajnë në të njëjtën lojë, në të njëjtën ditë.
Një luftë për të vërtetën e dhimbjen të cilat humbën dy burrat e shtëpisë dhe akoma janë në pritje për djalin dhe burrin e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Sonte në natën e fundit para publikut dibran do të performojë Baleti i Kosovës, me pjesën “Ngjyrat e vallëzimit”, me koreografi të realizuar nga Mehmet Ballkan.
Ndërkaq, pas baletit do të bëhet edhe ndarja e çmimeve të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button