Prej sot deri më 19 tetor do të jetë i hapur në Shkup festivali me teatro të rajonit

Në Shkup duke filluar prej sot do të jetë i hapur edicioni i dhjetë i Festivalit “Triglav Ruta Grup”, ku do të realizohen gjashtë shfaqje, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kësaj jave të festivalit, publiku maqedonas do të mund të shohë gjashtë shfaqje përfaqësuese dhe më të shpërblyera të teatrove nga rajoni – Teatri Ulisis nga Zagrebi, Teatri Dramatik i Beogradit, Teatri Lokal i Lubjanës, Teatri i Qytetit Podgorica, Teatri i Dhomës 55 nga Sarajeva, dhe Festivali do të mbyllë teatrin e dramës me shfaqjen Një incident i çuditshëm me qenin gjatë natës”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës.

Nikoqiri i këtij festivali është Teatri Dramatik i Shkupit, ndërsa Ruta Grupa Triglav zhvillohet çdo dy muaj në një nga gjashtë qendrat teatrore. Festivali hapet me shfaqjen “Kush ka frikë nga Virgina Ëoolf”, bashkëpunim mes teatrit nga Zagrebi dhe Beogradi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button