“Tri motrat” sonte në Shkup do të përmbyllin edicionin e parë të shfaqjeve të përbashkëta të Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës

Në Teatrin Shqiptar të Shkupit sonte duke filluar prej orës 19:00 planifikohet të mbahet shfaqja “Tri motrat” e Teatrit Shqiptar të Shkupit, me autor Anton Çehov dhe me regji të Qëndrim Rijanit, transmeton Portalb.mk.

Kjo është shfaqja e 12-të me radhë në edicionin e parë të shfaqjeve të përbashkëta të teatrit në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri. Në këtë shfaqje pritet të luajnë: Amernis Nokshiqi, Zarije Jonuzi-Çeliku, Sabina Memishi, Arben Rasimi, Sara Bajrami, Drita Kaba-Karaga, Adem Karaga, Hamdi Rashiti, Fisnik Zeqiri, Dritero Ame, Abedin Alimi, Rrahim Ramadani, Mentor Kurti, Genci Mirzo dhe Hetem Etemi.

Shfaqjet të cilat filluan më 16 nëntor, u realizuan nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, Teatri Adriana në Ferizaj, Teatri i Tetovës, Teatri Anton Zako Çajupi në Korçë, Teatri “Bekim Femiu” në Prizren, Teatri i Gostivarit, Teatri “Migjeni” në SHkodër, Teatri “Integra” në Prishtinë dhe Teatri Shqiptar i Shkupit.

Në shtator të këtij viti, Teatri Kombëtar i Kosovës së bashku me Teatrin Shqiptar në Shkup, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë si dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental kanë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Bashkëpunimi do të vazhdojë në vitet e ardhshme në rotacion në tre kryeqytetet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button