Obelisk për komunitetin dibran në Tiranë

Shoqata Bashkësia Dibrane në Tirana na mbledhjen e saj ta fundit vendosi që në Tiranë të vendoset një obelisk për komunitetin dibran, i cili gjatë vitit 1913 u shpërngul nga Dibra e Madhe për shkak të gjenocidit serb që u bë në trojet e dibranëve . Kryetari i Shoqatës Dibrane në Tiranë, Bujar Kapexhiu, ka deklaruar se pas vendimit është bërë një kërkesë në adresë të Këshillit bashkiak të Tiranës, për realizimin e Obeliskut. Sipas kryetarit të Shoqatës, obelisku – pllaka përkujtimore duhet të vendoset në sheshin e rrugës së dibranëve në Tiranë, aty ku para më shumë se 100 viteve u vendosën dibranët e parë dhe ku aktualisht është koncentrimi më i madh i dibranëve në Tiranë, njofton Koha.

Shoqata e Dibranëve në Tiranë aprovoi edhe programin e aktiviteteve njëvjeçare, mes te cilëve janë paraparë aktivitete të shumta në botimin e librave për dibranë dhe dibranet, takimeve shkencore si dhe bashkëpunimit me shoqatave dibrane që veprojnë në shumë vende të botës. Shoqata Dibrane në Tiranë është themeluar më 26 dhjetor të vitit 1992 dhe ka bashkëpunim të thellë me Dibrën e Madhe, me shoqatat mbarë-dibrane në SHBA dhe Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button