Selmani: Ligji për ndalimin e bombave i pakuptimtë, nuk jemi Korea e Veriut!

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, e ka komentuar për Portalb, lajmin që e bëri të ditur Zoran Zaev sot në mëngjes se kryeministri Nikolla Gruevski, gjatë bisedimeve të mbrëmshme në lidhje me publikimin e bombave ka kërkuar që të dënohem me 5 vjet burg të gjithë redaktorët, gazetarët apo pjesëtarët e mediumeve nëse do të publikojnë “bomba”, njofton Portalb.

Selmani, këtë gjë e vlerëson si të pakuptimtë, ngaqë siç thotë ai Maqedonia nuk është shtet diktatorial si “Korea e Veriut”.

“Kjo gjë është “non sens”, një gjë e tillë nuk mundet të ndodhë ngase ne nuk jemi “Korea e Veriut”, secili mundet të paraqesë kërkesa, por jo të gjitha mund të realizohen”, ka thënë për Portalb, kryetari i SHGM-së Naser Selmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button