SGHM fton diplomatët ta vizitojnë Kezharovskin

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë u dërgoi letër të gjithë përfaqësive diplomatike në Maqedoni, ku shpreh shqetësimin e tyre për rastin e gazetarit Timisllav Kezharovski, të dënuar me katër vite e gjysmë burgim për kinse zbulimin e identitetit të një dëshmitari të fshehur. 

Në letër SHGM i lut diplomatët e huaj në Shkup të përdorin të drejtën e tyre sipas ligjeve Maqedonase dhe ta vizitojnë gazetarin Kezharovski në burg për t’u njohur me kushtet e vendosjes së tij në burg. Përveç asaj, vizita e Kezharvskit do t’u mundësojë atyre të njihen më mirë me rastin e tij. 

“Interesi i juaj për të vizituar Kezharovskin do t’i nxisë autoritetet e vendit t’i përmirësojnë kushtet e të arrestuarve në burg. Përveç kësaj vlerësojmë se informimi i drejtë i juaj për rastin do të kontribuojnë për zgjidhjen e kënaqshme të rastit”, thuhet në letrën e SHGM. 

Sipas SHGM, angazhimi i diplomatëve do ta shtojë përgjegjësinë e autoriteteve për të pasur më shumë mirëkuptim për rolin e rëndësishëm të mediave në një shoqëri demokratike.

Lajme të ngjashme

Back to top button