Policia ashpërson masat kundër taksive të “egër” në Tetovë dhe Gostivar

Përgjegjësit e policisë së komunikacionit në Tetovë dhe njësia komunale për komunikacion, kanë paralajmëruar se nuk do të ketë tolërime për taksit e “egër”. Gjatë kontrolleve të kryera në Tetovë dhe Gostivarë,  më tepër vëmendje u është kushtuar furgonave  të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve. Sipas të dhënave ët policisë, inspektorët kanë  evidentuarës 24 vozitës  të cilët nuk kanë pasur dokumentacionin e  nevojshëm për të punuar.

Inspektorët vetëm kanë tërhequr vërejtjen që të mos punojnë si taksi dhe i kanë udhëzuar se si ti marrin dokumentet e nevojshme për të punuar legalisht.

Inspektorët , kanë paralajmëruar se kontrolle të vazhdueshme do të ketë deri në fund të vitit në mënyrë që të eliminohet konkurrenca jolojale.

Çfarë mendojnë taksistët për këtë akt?

Ramon Aliti, pronar i kompanisë së taksive “Arbeks” thotë se është detyruar ti lëshojnë nga puna tre taksistë, për arsye se nuk ka mundur ti mbulojë harxhimet.

“Ne paguajmë tre lloj taksash, një për valët e shkurta, një për licencën dhe një tatimin e TVSH-së , ndërsa ata ilegalët na zënë vend parkimin e taksive dhe na ulin çmimet tona. Kjo është  padrejtësi që është duke u bërë , ne kemi liçencë kemi vetura të siguruara , ndërsa ata çfarë nuk bëjnë. Dalin dhe jashtë Tetovës duke e larguar reklamën e taksive dhe sillen si veturë private për një çmim simbolik” thotë për Portalb, Aliti.

Nga ana tjetër, Fadil Asani, një taksist “i egër” thotë se kushtet e këqija jetësore e kanë detyruar atë për të dalë të punojë në këtë mënyrë për të siguruar kafshatën e bukës.

“Është një punë që çdo kush e bën kur nuk ka zgjidhje tjetër. Është profesioni i fundit për një kryefamiljar por s’kemi çfarë bëjmë. Edhe pse dënimet janë të mëdha dhe marrin dënime që nuk kemi mundësi ti paguajmë por është zgjidhja e vetme” thotë ai.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button