“El Clasico” luhet më 21 Nëntor në orën 18:15

Përcaktohet ora e ndeshjes më të bukur në Spanjë dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për “El Clasicon” e parë të këtij sezoni mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Liga Spanjolle e Futbollit bëri të ditur se supersfida, që i takon javës së 12-të të kampionatit do të luhet ditën e Shtunë më 21 Nëntor në orën 18:15 në “Santiago Bernabeu”.

Barcelona në këtë sfidë mund të mos ketë lojtarin kyç të saj, Messin, pasi argjentinasi është duke u rikuperuar ende nga dëmtimi në gju.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button